You are currently viewing Sindroma e zorrës së irritueshme

Sindroma e zorrës së irritueshme

Sindroma e zorrës së irritueshme është një çrregullim më shpesh i karakterizuar me dhimbje barku të lehta dhe në formë krampesh, fryrje barku, kapsllëk (konstipacion) ose barkqitje (diarre).
SZI shkakton në të njëjtën kohë një situatë parehatie dhe stresi, por nuk jep dëmtime të përhershme të zorrës dhe nuk çon në një sëmundje serioze siç është kanceri. Shumica e njerëzve mund t’i kontrollojnë shenjat me dietë, duke kontrolluar stresin ose me ilaçe të rekomanduara nga mjeku.
Për disa njerëz SZI mund të jetë një situatë paaftësie për ta. Ata mund të jenë të paaftë për të punuar, për të marrë pjesë në evente sociale ose për të udhëtuar qoftë dhe në distanca të shkurtra. Sindroma e zorrës së irritueshme ndodh më shpesh tek femrat se te meshkujt. Kjo sindromë fillon të shfaqet në moshën 35 vjeç në rreth 50% të njerëzve. Disa njerëz mendojnë se sindroma e zorrës së irrituar është përgjigja e zorrëve ndaj stresit dhe ankthit. Edhe pse simptomat ndryshojnë nga personi në person, ka disa simptoma të njohura dhe të zakonshme që ndodhin pothuajse në të gjithë pacientët

Këto simptoma përfshijnë:

  • Diarre
  • Kapsllëk
  • Dhimbje barku dhe ngërçe, zakonisht në pjesën e poshtme të shpinës, të cilat përkeqësohen pas një vakti dhe qetësohen pas zbrazjes.
  • Fryrje
  • Ënjtje në bark
  • Mukozë në jashtëqitje
  • Ndjenja e nevojës për zbrazje pavarësisht përfundimit të procedurës
  • Intoleranca ushqimore
  • Urthi dhe vështirësi në tretje
  • Dhimbje koke
  • Nevoja e vazhdueshme për të urinuar
  • Vështirësi në aktivitetin seksual
  • Depresioni
  • Lëvizjet e zorrëve të vështira, të shpeshta ose më të lirshme se zakonisht