1. Kryefaqja
  2. Rreth nesh

Njihuni me GeniusLAB

Ne jemi fokusuar në pesë komponentë kryesorë për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për pacientët tanë.

ISO 9001 dhe ISO 15189190+ specialistë
190+SpecialistëEkspertë të certifikuar
4000+Lloje analizashGamë e gjerë testesh
20M+Teste në vitVolum i lartë përpunimi
ISO15189:2012Kompetenca laboratorike

Në bashkëpunim meSYNLAB, GjermaniALTAMEDICA, Itali

GeniusLAB me pak fjalë

Teknologji e fundit, mbi 190 specialistë dhe mbi 4000 lloje analizash. Të gjitha për një qëllim: rezultate të sakta për çdo pacient.

Pesë arsye

Çfarë e bën GeniusLAB ndryshe

  1. Pajisje të teknologjisë më të fundit

    Laboratori GeniusLAB furnizohet me pajisjet e teknologjisë së fundit, duke patur partner Distributorin Genius, i cili ka një eksperiencë të suksesshme prej më shumë se 24 vitesh, si një ndër distributorët më të rëndësishëm në tregun publik dhe privat, kjo bën që të ketë investime të vazhdueshme në pajisje dhe trajnim të vazhdueshëm të personelit.

  2. Personel vazhdimisht i trajnuar

    Me një staf me mbi 190 specialistë të dedikuar në fushën e laboratorit, GeniusLAB ka burimet e mjaftueshme njerëzore për të mbuluar të gjitha fushat: Imunologji, Biokimi, Hematologji, Mikrobiologji, Elektroforeza, Gjenetikë, Histopatologji etj.

  3. Një gamë prej 4000 testeve laboratorike

    Në bashkëpunim me rrjetet laboratorike ndërkombëtare si SYNLAB – Gjermani dhe ALTAMEDICA – Itali arrihet realizimi i gamës më të gjerë të analizave laboratorike prej 4000 testesh.

  4. Fokusi dhe kujdesi te pacientët

    Pacientët janë fokusi ynë kryesor.

    Në kuadër të këtij qëndrimi GeniusLAB ofron shërbimet laboratorike me shpejtësinë dhe cilësinë më të lartë. GeniusLAB është i certifikuar me standardet ISO 9001:2015 (Standard për menaxhimin e cilësisë) dhe akredituar me ISO 15189:2012 (Standard për kompetencën laboratorike).

  5. Bashkëpunimi me rrjete laboratorike ndërkombëtare

    Në bashkëpunim me SYNLAB Gjermani, GeniusLAB siguron standarde të larta ndërkombëtare dhe akses në një gamë të gjerë testesh diagnostike.

Sistemi i integruar LIS

Si udhëton mostra juaj

Të gjithë laboratorët tanë janë të lidhur në një sistem qendror. Çdo mostër gjurmohet me barkod, nga marrja deri te rezultati.

  1. 30pika grumbullimi11qytete, nga Shkodra në Vlorë
    01/ 05

    Marrja e mostrës

    Në një nga 30 pikat tona të grumbullimit, nga Shkodra në Vlorë.

  2. GL 2410 0427
    Regjistruar në LIS
    02/ 05

    Barkodimi

    Çdo mostër merr një barkod unik dhe regjistrohet në sistemin LIS.

  3. TLA
    TLADxA 5000cobas pro
    03/ 05

    Analiza e automatizuar

    Linjat TLA, DxA 5000 dhe cobas pro e përpunojnë mostrën pa ndërhyrje manuale.

  4. Rezultatet

    Mjekët
    specialistë
    Validuar
    04/ 05

    Validimi

    Mjekët specialistë i kontrollojnë dhe i validojnë rezultatet online.

  5. SMSRezultatet tuaja janë gatiEmailRezultatet e analizaveE-DoctorNë llogarinë tuaj
    05/ 05

    Rezultati te ju

    Me email dhe SMS automatikisht, ose në llogarinë tuaj E-Doctor.

Sistem rezervë për besueshmëri maksimale

Secila pajisje në laboratorin GeniusLAB është e pajisur me një sistem rezervë. Testet e dyshimta kryhen me sisteme të ndryshme testimi, në mënyrë që rezultatet të jenë sa më të besueshme.

Sistemi i integruar LIS

Të gjithë laboratorët janë të lidhur në një sistem qendror kompjuterik (Laboratory Information System). Mostrat barkodohen, rezultatet validohen online dhe dërgohen automatikisht me email dhe SMS, për të ulur faktorin e gabimit njerëzor.

Gati për kontrollin tuaj?

Na shkruani në WhatsApp ose na telefononi. Ju ndihmojmë të zgjidhni analizat e duhura.

Adresa
Rruga e Kavajës, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
Email
info@geniuslab.al
Orari
E Hënë – E Shtunë, 07:00 – 21:00
E Diel, 07:00 – 14:00