Sindroma e zorrës së irritueshme është një çrregullim më shpesh i karakterizuar me dhimbje
barku të lehta dhe në formë krampesh, fryrje barku, kapsllëk (konstipacion) ose barkqitje
(diarre).
SZI shkakton në të njëjtën kohë një situatë parehatie dhe stresi, por nuk jep dëmtime të
përhershme të zorrës dhe nuk çon në një sëmundje serioze siç është kanceri.
Shumica e njerëzve mund t’i kontrollojnë shenjat me dietë, duke kontrolluar stresin ose me ilaçe
të rekomanduara nga mjeku.
Për disa njerëz SZI mund të jetë një situatë paaftësie për ta. Ata mund të jenë të paaftë për të
punuar, për të marrë pjesë në evente sociale ose për të udhëtuar qoftë dhe në distanca të
shkurtra.
Sindroma e zorrës së irritueshme ndodh më shpesh tek femrat se te meshkujt.
Kjo sindromë fillon të shfaqet në moshën 35 vjeç në rreth 50% të njerëzve.
Disa njerëz mendojnë se sindroma e zorrës së irrituar është përgjigja e zorrëve ndaj stresit dhe
ankthit. Edhe pse simptomat ndryshojnë nga personi në person, ka disa simptoma të njohura
dhe të zakonshme që ndodhin pothuajse në të gjithë pacientët
Këto simptoma përfshijnë: