Si ftohja ashtu edhe gripi kanë disa simptoma të përbashkëta. Njerëzit me të dyja sëmundjet
shpesh përjetojnë:
Simptomat e gripit janë më të rënda se simptomat e ftohjes.
Ftohjet rrallë herë shkaktojnë gjendje apo probleme të tjera shëndetësore.
Gripi mund të çojë në:
Simptomat e COVID-19, gripit dhe alergjive kanë disa mbivendosje, por shpesh janë të
ndryshme.
Simptomat kryesore të COVID-19 janë:
Simptomat e gripit janë të ngjashme me COVID-19 duke përfshirë temperaturën dhe dhimbjet e
trupit. Por mund të mos e keni gulçimin si simptomë te gripi.
Simptomat e alergjisë zakonisht janë më kronike dhe përfshijnë tështitjen, kollën dhe
frymëmarrjen.
A është gripi ngjitës?
Po, gripi është ngjitës.
Shumë njerëz mund t’a përhapin virusin që një ditë para se të shfaqin simptoma. Me fjalë të
tjera, ju mund të transmetoni virusin edhe para se të kuptoni se jeni i sëmurë.
Ju mund të jeni ende duke e përhapur virusin 5 deri në 7 ditë pas shfaqjes së simptomave tuaja.
Fëmijët e vegjël shpesh janë në gjendje t’a kalojnë virusin për më shumë se 7 ditë pas shfaqjes
së simptomave të para.
Njerëzit që kanë një sistem imunitar të dobët mund të përjetojnë simptomat e virusit gjithashtu
më gjatë.
Nëse keni grip ose ndonjë simptomë gripi, qëndroni në shtëpi. Bëni pjesën tuaj për të
parandaluar përhapjen e virusit te njerëzit e tjerë. Nëse jeni diagnostikuar, lajmëroni këdo me të
cilin keni rënë në kontakt një ditë para se të shfaqen simptomat tuaja.