Kontrolli i jashtëm i cilësisë

Kontrolli i jashtëm i cilësisë

Cilat janë benefitet e kontrollit të jashtëm të cilësisë për një laborator analizash mjekësorë?

Laboratorët tanë marrë pjesë prej vitesh në kontrollin e jashtëm të cilësisë, për më shumë se 150 teste në fushat e Hematologjisë, Biokimisë, Imunologjisë, Koagulimit etj. të lëshuar nga Instituti i nga kompania lider ne kontrollin e cilesise RANDOX UK (https://www.randox.com/) Referencës të BioAnalitikes Gjermane (www.rfb.bio).

1. Rezulatet e Laboratorëve tanë krahasohen me 2000 laboratorë në të gjithë Europen, kjo bën që laboratorët tanë të punojnë me të njëjtat Standarte Europiane sic cdo laboratorë në Europë.

2. Siguria dhe saktësia në laborator rriten, duke e berë kështu laboratorin të plotësojë tëgjitha kushtet e standartit botërorë ISO 15189:2012, të cilin laboratorët Genius e kanë prej më shumë se 4 vitesh.

 

ISO 9001:20015

Standartizimi i laboratoreve tane ne niveli Europiane eshte nje nder prioritetet tane kryesore. Per kete arsye qe prej vitit 2015 Laboratoret tane jane te certifikuar me ISO 9001:2015.

Po cilat jane benefitet qe morem nga ky certifikim:

• U konsolidua sistemi i menaxhimit te laboratoreve tane.

• U krijua nje procedure standarte per sejcilen situate qe krijohet ne laborator.

ISO 15189:2012

Pas një pune sistematike dhe të palodhur Laboratori Genius në fillim të vitit 2016 u akreditua për standartin ISO/IEC 15189:2012.

Përse është i rëndësishëm akreditimi?

Një laborator i akredituar është një institucion i cili testohet rregullisht nga trupa akreditimi për të siguruar përmbushjen e standarteve dhe ruajtjen e cilësisë së testimit në nivelet më të larta.

Akredimi jep një njohje formale për kompetencen teknike të një laboratori, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe pacientët për identifikimin dhe zgjedhjen e një shërbimi testues të besueshëm.

Çertifikimi si një laborator i akredituar është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë dhe të vazhdueshëm rregullash dhe standartesh, kontrollesh internale dhe eksternale për të siguruar rezultate të verifikuara të laboratorit.

Pacientët janë të inkurajuar të kontrollojnë së bashku me laboratorin testues, listën e testeve dhe diapazonin e pasigurisë në matje për parametrat e matur. Ky informacion është i detajuar në dokumentacionin zyrtar të lëshuar nga trupi akreditimit për të ndihmuar pacientët që të gjejnë shërbimin testues që kërkojnë.