HISTOLOGJIA

HISTOLOGJIA

Si funksionon shërbimi i histologjisë në Genius Lab?

  1. Marrja e mostrës: Procesi fillon me marrjen e mostrës së indit, e cila mund të realizohet përmes procedurave mjekësore që kërkojnë heqjen e një pjese të indit të prekur.
  2. Përpunimi i mostrës: Pas marrjes së mostrës, ajo dërgohet në laboratorin e histologjisë, ku përpunohet dhe përgatitet për analiza më të thelluara. Ky proces përfshin përpunimin e indit në një formë që mund të studiohet nën mikroskop (ngjyrosja dhe përgatitja e sekcioneve të hollë).
  3. Analiza mikroskopike: Pas përpunimit, mostrat studiohen nga patologët e kualifikuar nën mikroskop për të identifikuar ndryshimet në strukturën dhe morfologjinë e qelizave dhe indeve. Kjo ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve dhe për përcaktimin e natyrës së tyre, si dhe për të përcaktuar shkallën e përhapjes ose agresivitetin e sëmundjes.

Avantazhet e shërbimit të histologjisë në Genius Lab:

  1. Saktësi dhe besueshmëri
  2. Teknologji e avancuar
  3. Patologë të kualifikuar
  4. Shpejtësi në rezultate

Kur përdoret shërbimi i histologjisë?

  1. Kur ka nevojë për të vlerësuar natyrën e një tumori të dyshuar pas një biopsie.
  2. Pas një operacioni për të kontrolluar nëse janë hequr plotësisht indet anormale.
  3. Kur ka dyshime për sëmundje inflamatore ose autoimune që prekin indet.
  4. Kur është e nevojshme të vlerësohet sëmundja e indeve për të përcaktuar fazën dhe intensitetin e sëmundjes.
  5. Për të monitoruar përgjigjen ndaj trajtimeve të ndryshme, si ato për kancerin dhe sëmundjet kronike.

GeniusLAB do ta gjeni: