EKOGRAFIA

EKOGRAFIA

Ekografia Abdominale:
Diagnostikim i saktë i organeve të brendshme të abdomenit, përfshirë mëlçinë, veshkat, pankreasin
Ekografia Kardiake dhe e karotideve:

Vlerësimi i funksionit të zemrës përmes teknologjisë më të avancuar, duke përfshirë studimin e valvulave dhe të qarkullimit të gjakut.

Ekografia Gjinekologjike:

Vlerësimi i shëndetit të organeve gjinekologjike dhe monitorimi i shtatzënisë.

Ekografia e Gjirit:
Kryerja e ekzaminimeve të thjeshta dhe të sakta për diagnostikimin e mundshëm të ndonjë problemi në gjoks.
Ekografia e Indeve të buta:
Vlerësimi i indit muskulor dhe të lidhjeve për trajtimin e lëndimeve ose sëmundjeve të ndryshme
Ekografia e Tiroides:

Përdoret për të vlerësuar madhësinë, formën dhe ndonjë ndryshim struktural të gjëndrës tiroide, si dhe për të identifikuar ndonjë masë, cistë, tumor ose abnormalitet të mundshëm.

Elastografia e Heparit:
Matja e ngurtësisë së indeve të mëlçisë, duke ndihmuar në vlerësimin e dëmtimeve ose sëmundjeve të mundshme të këtij organi
Elastografia e Gjirit:
Përdorimi i teknologjisë së ultratingujve për të vlerësuar ngurtësinë e indeve të gjirit, duke ndihmuar në identifikimin e ndryshimeve strukturore që mund të lidhen me sëmundje të mundshme, si kanceri i gjirit.
Ekografia Doppler e arterieve dhe venave:
Përdorimi i ultratingujve për të vlerësuar qarkullimin e gjakut nëpërmjet enëve të gjakut (arterieve dhe venave). Kjo procedurë është e dobishme për të diagnostikuar probleme që lidhen me qarkullimin e gjakut, si ngushtimi, bllokimi ose mpiksjet e gjakut (tromboza)
Ekografia Skrotale:
Përdorimi i teknologjisë së ultratingujve për të vlerësuar organet që ndodhen brenda skrotumit, si testikujt, epididimi, dhe strukturat e tjera përreth.
Ekografia artikulare koksofemorale:
Vlerëson gjendjen e artikulacionit koksofemoral, i cili është nyja e kofshës që lidh femurin (kockën e kofshës) me pelvikun (kockat e legenit)

GeniusLAB do ta gjeni: