Sistemi i cilësisë  

Kontrolli i jashtëm i cilësisë

Laboratorët tanë kane marrë pjesë prej vitesh në kontrollin e jashtëm të cilësisë, për më shumë se 150 teste në fushat e Hematologjisë, Biokimisë, Imunologjisë, Koagulimit etj. të lëshuar nga kompania lider ne kontrollin e cilesise RANDOX UK (https://www.randox.com/) si dhe Instituti i Referencës të BioAnalitikes Gjermane RFB (www.rfb.bio).

Cilat janë benefitet e kontrollit të jashtëm të cilësisë për një laborator analizash mjekësorë?

  • Rezulatet e Laboratorëve tanë krahasohen me 2000 laborator në të gjithë Europen, kjo bën që laboratorët tanë të punojnë me të njëjtat Standarte Europiane sic cdo laborator në Europë. Siguria dhe saktësia në laborator rriten, duke e berë kështu laboratorin të plotësojë të gjitha kushtet e standartit botëror ISO 15189:2012, të cilin laboratorët GeniusLAB e kanë prej më shumë se 4 vitesh. “Cilësia jonë është garancia juaj" Menaxhimi i cilësisë sipas standardeve ISO është një sistem organizativ i integruar dhe i konsoliduar mirë në strukturën e GeniusLAB, qëllimi kryesor i të cilit është të garantojë cilësine e shërbimeve te ofruara.

  • Standardi i lartë i arritur nga GeniusLAB konfirmon rezultatet e arritura me kalimin e kohës dhe na inkurajon të përmirësojmë në mënyrë progresive performancën tonë, të vetëdijshëm se cilësia është një sfidë e vazhdueshme. Nevojat dhe pritshmëritë e klientit, të mbledhura nëpërmjet mjeteve të kërkimit të tregut (për shembull pyetësorët) ose raporteve spontane, shqyrtohen, vlerësohen dhe sipas objektivave programatike të kompanisë, trajtohen siç duhet.

Pajtueshmëria me kërkesat e akreditimeve

  • Kërkesat në lidhje me akreditimin, verifikimin dhe përditësimin e tyre garantohen nga respektimi i rezolutave përkatëse dhe nga përmbushja e kërkesave të kërkuara.

Përputhshmëria me qëllimet dhe interesat e grupit

  • Objektivat e cilësisë përcaktohen dhe planifikohen për të garantuar ndjekjen dhe konsistencën reale të tyre me synimet strategjike dhe institucionale të grupit. Nëpërmjet respektimit të kërkesave rregullatore, të detyrueshme ose të rregulluara me udhëzime, kontrollet e cilësisë, rezultatet e auditimeve, planifikimi i aktiviteteve, sigurimi i burimeve të reja, përdorimi i treguesve specifikë për kontrollin e proceseve më të rëndësishme. Gjatë rishikimit periodik, të paktën një herë në vit, garantohet një vlerësim kritik i politikës së cilësisë në fuqi për të vlerësuar konsistencën me kuadrin strategjik-organizativ, ekonomik dhe legjislativ që rregullon zhvillimin e aktiviteteve të kompanisë.