Grumbullimi i mostrave të gjakut

Grumbullimi i mostrave të gjakut

Për rezultate sa më të sakta këshillohet të agjëroni për të paktën 8 orë. Për të sapolindurit, mund të mjaftojë një agjërim 3-4 orësh. Agjërim nënkupton mos konsumimin e ushqimi, pijet, alkooli, duhani, droga, Mund të pini 1-2 gota ujë. Për më tepër, para marrjes së gjakut nuk duhet të bëhen përpjekje intensive fizike dhe gjatë pritjes është e nevojshme të qëndroni ulur sa më shumë që të jetë e mundur.

Rekomandime për analiza specifike:

  • Aldosteroni
  • Acid laktik
  • Aktiviteti i Reninit
  • Katekolaminat urinare
  • CPK
  • Kortizoli 
  • Kortizoli urinar
  • Kreatinina
  • GH
  • Prolaktina
  • Proteina totale
  • Bikarbonat
  • Glicemia
  • pH
  • Trigliceridet   
  • Apolipoproteinat
  • Acidet biliare
  • Struktura lipidike
  • Kalcium i jonizuar
  • Kalcitonina
  • Kolesteroli
  • C-Peptid
  • Gastrin
  • GH
  • Glukoza
  • Insulinë
  • Pepsinogen I dhe II
  • Vitamina A, E
  • Trigliceridet ( kërkohet agjërim të paktën 12 orë )

Rekomandime për marrjen e mostrave të gjakut

PARA

Për të gjetur pikën e marrjes së gjakut, mbajeni krahun të shtrirë dhe dorën të shtrënguar në grusht.

GJATË

Për të lehtësuar një mbledhje korrekte dhe të shpejtë, mbajeni krahun drejt dhe të relaksuar.

PAS

Për të shmangur ndonjë mavijosje të vogël, mbajeni krahun të relaksuar, të shtrirë dhe dorën hapur, duke shtypur pambukun, pikërisht në pikën e marrjes se gjakut , për 5 minuta.