Specialitetet Tona

Specialitetet Mjekësore

Ofrojmë shërbime të specializuara mjekësore me teknologji të avancuar dhe staf të kualifikuar për diagnostikim dhe trajtim të saktë.

ISO Certified
Cilësi Premium
Teknologji e Fundit

ALERGOLOGJIA

Diagnostikim dhe trajtim i reaksioneve alergjike dhe sëmundjeve të sistemit imunitar.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimi alergologjik në GeniusLAB ofron një gamë të gjerë shërbimesh të kompletuara dhe të integruara të specializuara për diagnostikimin dhe terapinë e alergjive respiratore, ushqimore, medikamentoze dhe te lëkurës. Mjeku alergolog diagnostikon dhe trajton patologji te ndryshme si: konjuktivit dhe rinit alergjik, astmën bronkiale, dermatitin (alergjik,atopic), reaksione ndaj medikamenteve apo pickimeve të inseketeve (bletëve dhe grerëzave). Mjeku siguron një protokoll adekuat për sëmundjet alergjike, praktikisht për fëmijët dhe adultët të cilët konsiderohen të rrezikuar nga alergjitë.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë Alergologu
Testet prick by prick (testet intradermale- kutane).
Testet respiratore, ushqimore dhe medikametoze. (IgE specifike)
Teste për zbulimin e urtikarisë
Testi i intolerancës ushqimore
Dermoalergen (Patch test, etj.)

KARDIOLOGJI

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të zemrës dhe sistemit kardiovaskular me teknologji të avancuar.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimi kardiologjisë në GeniusLAB ofron të gjitha testet diagnostike instrumentale jo-invazive të nevojshme për një vlerësim të saktë kardiologjik dhe terapi adekuate për pacientët që vuajnë nga patologji kardiake te ndryshme, (HTA, IKK, Aritmi, etj.).

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë Kardiologu
Elektrokardiograma (EKG) tregon ritmin, frekuencen dhe artefakte te ndryshme kardiake
Echo kardiake; echo cardio-color doppler për të vlerësuar dhomat dhe funksionin kardiak, sistemet e valvulave dhe çdo ndryshim të muskujve të zemrës.
Echo karotide
Prova ushtrimore (Stres test) në ergometrin e ciklit
Holter ritmi kardiak (monitorim ritmit 24 ose 48-orësh)
Holter i presionit të gjakut (monitorim tensioni arterial, 24 ose 48-orësh)
Egzaminim laboratorik (CK-MB, Troponina I, NTproBNP etj.)

DERMATOLOGJI DHE VENEROLOGJI

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të lëkurës dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Përshkrimi i detajuar:

Ky shërbim merret me sëmundjet dermatologjike që prekin lëkurën dhe indet përkatëse të lidhura me të.

Shërbimet që ofrojmë:

Patch test: bën të mundur diagnostikimin e dermatitit të llojëve të ndryshëm (dermatit kontakti, etj)
Diagnostikim i lezioneve të pigmentuara: (nevi, keratoza seborreike, melanoma)
Diagnostikim i lezione jo të pigmentuara: (karcinomat e qelizave bazale, etj.).
Terapia fotodinamike (PDT): trajton patologji si: keratoza aktinike dhe karcinoma sipërfaqësore të qelizave bazale të lëkurës.
Trajtimi I akneve: ndjekje mjeksore e plotë gjatë të gjitha fazave të patologjisë, nga diagnoza deri te menaxhimi i cikatriceve.
Shërbime estetike dhe korrigjuese: përdorimi i toksinës botulinike, mbushësve (acidi hialuronik, acidi polilaktik, etj.), peeling kimik.
Djegie me Azot.
Egzaminim laboratorik (pus, micel, onycomycosa, etj)

HEMATOLOGJIA

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të gjakut dhe organeve hematopoietike.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimi I hematologjisë ne GeniusLAB ofron diagnostikim dhe terapi në sëmundjeve që ndikojnë në përbërjen e gjakut dhe organet që e prodhojnë atë.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsulte me mjekun hematolog.
Diagnostikimin, ndjekje dhe monitorimi i terapisë;
Testet skrining për çrregullime të koagulimit apo defekte gjenetike që lidhen me faktorët e koagulimit (MTHFR, Faktori II, Faktori V Leiden).
Egzaminime laboratorike te detajuara: studimi i imunofenotipit të limfociteve, trombociteve, nyjet limfatike, etj.

ENDOKRINOLOGJIA

Diagnostikim dhe trajtim i çrregullimeve hormonale dhe sëmundjeve endokrine.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimi i Endokrinologjisë specializohet në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të gjendrave endokrine, duke përfshirë diabetin, sëmundjet e tiroides, osteoporozën dhe çrregullimet hormonale.

Shërbimet që ofrojmë:

Analiza hormonale të plota
DEXA Scan për osteoporozë
Ekografi e tiroides
Teste për diabetin tip 1 dhe 2
Konsultime endokrinologjike
Monitorim hormonal
Vlerësim metabolik
Trajtim i obezitetit

GJINEKOLOGJI DHE OBSTETRIKË

Kujdes gjinekologjik dhe obstetrik komprehensiv për shëndetin e gruas në të gjitha fazat e jetës.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimet i Gjinekologjise dhe Obstetrikes në GeniusLAB u ofrohet grave të çdo moshe, mbështetur në të dhëna klinike, procese fiziologjike dhe patologjike.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë Gjinekologjike
Vizitë Gjinekologjike
Echo Gjinekologjike; Obsetrikale; Morfologjike; 3D; 4D:
Egzaminime laboratorike:
Pap test, hpv test, kolposkopi, tampon vaginal dhe uretral, histeroskopi diagnostike, ekografi obstetriko-vaginale etj.

OTOLARINGOLOGJIA (ORL)

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimi i Otolaringologjisë (ENT) merret me trajtimin e sëmundjeve të veshit, hundës, fytit dhe strukturave të tjera të lidhura me kokën dhe qafën.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë ORL;
Ekzaminimi audioometrik;
Impedanca (me / pa audio);
Larja e veshëve;
Timpanografi;
Ekzaminimi otofunksional (otovestibular);
Potencialet e evokuara dëgjimore ABR;
Video laringoskopi;

PEDIATRIA

Kujdes mjekësor i specializuar për fëmijët nga lindja deri në adoleshencë.

Përshkrimi i detajuar:

"Fëmija nuk është një i rritur i vogël": Në kliniken GeniusLAB ekziston një ekip specialistësh për degët kryesore të specialistëve pediatrikë të aftë për të trajtuar të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve (0-17 vjeç) në mënyrë të integruar:

Shërbimet që ofrojmë:

Alergologjia
Kardiologjia
Dermatologji dhe Venerologji
Endokrinologjia
Gastroenterologjia dhe endoskopia e tretjes
Gjenetika Mjekësore
Gjinekologjia
Otolaringologji dhe Foniatri

REUMATOLOGJIA

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve reumatike dhe të sistemit muskuloskeletal.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimi i reumatologjisë merret me gjendjet morbide që prekin sistemin muskuloskeletor dhe indet lidhëse të organizmit. Sëmundjet reumatizmale (artriti reumatoid, artriti psoriatik, fibromialgjia, etj.) mund të prekin kockat, kyçet dhe muskujt, por edhe organet e brendshme (p.sh. zemrën, trurin, mushkëritë, etj.), enët, nervat. Konsultë me mjekun Reumatolog DEXA Egzaminim i plotë laboratorik: (Faktor rheumatoid, anti-CCP; ANA; Anti-ds DNA, etj)

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultë me mjekun Reumatolog
DEXA
Egzaminim i plotë laboratorik: (Faktor rheumatoid, anti-CCP; ANA; Anti-ds DNA, etj)

GASTROENTEROLOGJIA

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të aparatit tretës me teknologji endoskopike moderne.

Përshkrimi i detajuar:

Klinika e gastroenterologjisë studion funksionet dhe patologjitë e organeve të traktit tretës përgjegjës për proceset e tretjes dhe, duke përdorur edhe ekzaminimin endoskopik, merret me diagnostikimin dhe trajtimin e disa prej këtyre patologjive.

Shërbimet që ofrojmë:

Endoskopi e sipërme (EGDS)
Kolonoskopi diagnostike dhe terapeutike
Teste për Helicobacter Pylori
Analiza të feçeve dhe parazitëve
Konsultime gastroenterologjike
Biopsitë endoskopike
Diagnostikim i sëmundjeve inflamatore
Screening për kancer kolorektal

INFEKTOLOGJIA

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve infektive dhe parazitare.

Përshkrimi i detajuar:

Infektologjia klinike ne GeniuLab konsiston me infeksionet e ndryshem te njeriu nga pikëpamja e procesit infektiv, klinik, diagnostik dhe terapeutik.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultime infektologjike
Kultura bakteriale dhe antibiograma
Teste për hepatitet (A, B, C)
Teste për HIV dhe sifilis
Diagnostikim i tuberkulozit
Analiza parazitologjike
Monitorim i terapisë antibiotike
Vaksinime për udhëtime

PAKETA PARANDALIMI - CHECK UP

Paketa të plota kontrolli shëndetësor për parandalimin e sëmundjeve.

Përshkrimi i detajuar:

Programi i paketave "Jeto Shendetshem- Parandalo" i GeniusLAB ofron një sërë programesh parandalimi të fokusuara në tema individuale, paketat e Parandalimit: Femra (nën / mbi 40 vjeç), Femrat ne Menopauza, Meshkuj, Kardiovaskulare, Gastrointestinale, Diabeti, Alergjitë, Shëndeti i kockave dhe osteoporoza. Çdo paketa parandalimi koordinohet nga një specialist i cili do t'ju ndjekë në të gjitha fazat dhe ofron - në varësi të llojit - një vizitë të përgjithshme mbikëqyrjeje, analiza gjaku dhe analiza të thelluara IMAZHERIKE.

Shërbimet që ofrojmë:

EKZAMINIMI GJINEKLOGJIK
PAP TESTI
TESTET E GJAKUT
EKZAMINIMET IMAZHERIKE

IMAZHERI

Diagnostikim me imazhe të avancuara dhe radiologji dixhitale për rezultate të sakta.

Përshkrimi i detajuar:

Genius Lab ofron një sërë shërbimesh ekografike të nivelit të lartë, të realizuara nga profesionistë të kualifikuar dhe me pajisje të teknologjisë së fundit, si:

Shërbimet që ofrojmë:

Ekografia Abdominale:
Ekografia Kardiake dhe e karotideve:
Ekografia Gjinekologjike:
Ekografia e Gjirit:
Ekografia e Indeve të buta:
Ekografia e Tiroides:
Elastografia e Heparit:
Elastografia e Gjirit:
Ekografia Doppler e arterieve dhe venave:
Ekografia Skrotale:
Ekografia artikulare koksofemorale:

HISTOLOGJI

Analiza histopatologjike të indeve për diagnostikim të saktë të sëmundjeve.

Përshkrimi i detajuar:

Laboratori i Histologjisë kryen analiza të detajuara të mostrave të indeve për diagnostikimin e sëmundjeve, duke përfshirë kancerin dhe sëmundjet inflamatore.

Shërbimet që ofrojmë:

Biopsi dhe analiza histopatologjike
Citologji eksfoliative
Imunohistokimi
Konsultime histopatologjike
Analiza të mostrave kirurgjikale
Diagnostikim i tumoreve
Analiza të aspiratave
Raporte histopatologjike të detajuara

NEFROLOGJI

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të veshkave dhe sistemit urinar.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimi i nefrologjisë që ofrohet pranë Genius Lab në Tiranë përqendrohet në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të veshkave dhe sistemit urinar. Ky shërbim është shumë i rëndësishëm për pacientët që kanë sëmundje kronike të veshkave, si dhe për ata që përballen me komplikime të tjera si hipertensioni dhe diabeti, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e veshkave.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsulta nefrologjike:
Testet laboratorike për funksionin renal:
Diagnostikimi i sëmundjeve renale:
Ekografia renale:

NEUROLOGJI

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të sistemit nervor qendror dhe periferik.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimi i neurologjisë që ofrohet pranë Genius Lab në Tiranë është një shërbim i specializuar që ka si qëllim diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të sistemit nervor.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsultat me mjekët neurologë:
Testet diagnostikuese neurologjike:
Diagnostikimi i sëmundjeve të trurit dhe sistemit nervor qendror:
Trajtimi i dhimbjeve dhe çrregullimeve të lëvizjes:

ORTOPEDI

Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve dhe lëndimeve të sistemit muskuloskeletal.

Përshkrimi i detajuar:

Shërbimi i ortopedisë që ofrohet pranë Genius Lab në Tiranë është një shërbim i specializuar që ka si qëllim diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskoloskeletor, duke përfshirë kockat, muskujt, lidhësit, ligamentet dhe indet e tjera që mbështesin trupin.

Shërbimet që ofrojmë:

Konsulta ortopedike:
Diagnostikimi me anë të imazherisë: Genius Lab ofron mundësi për kryerjen e ekzaminimeve me anë të teknologjive moderne për diagnostikimin e dëmtimeve dhe çrregullimeve muskoloskeletore. Disa nga teknikat e përdorura për përshkrimin e gjendjes së pacientëve janë
Trajtimi i dëmtimeve traumatike
Ekografia renale

SHERBIM LABORATORIK

Analiza laboratorike të avancuara me automatizim të plotë për diagnostikim të saktë.

Përshkrimi i detajuar:

Laboratori ynë është i pajisur me teknologji Total Laboratory Automation (TLA) dhe ofron më shumë se 4000 lloje analizash të ndryshme me saktësi dhe shpejtësi maksimale.

Shërbimet që ofrojmë:

Analiza të gjakut (Hemograma e plotë)
Analiza biokimike
Teste hormonale
Mikrobiologji dhe antibiograma
Imunologji dhe serologji
Gjenetikë molekulare
Analiza të urinës
Teste alergjike

Gati për një Konsultim?

Kontaktoni me specialistët tanë për një konsultim të personalizuar. Jemi këtu për t'ju ndihmuar me shëndetin tuaj.

Konsultim profesional
Teknologji e avancuar
Staf i kualifikuar