Njihu me GeniusLAB
Ne jemi fokusuar në pesë komponentë kryesorë për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për pacientët tanë.
Pajisje të teknologjisë më të fundit
Laboratori GeniusLAB furnizohet me paisjet e teknologjisë së fundit, duke patur partner Distributorin Genius, i cili ka një experience të suksesshme prej më shumë se 24 vitesh, si një ndër distributorët më të rëndësishëm në tregun publik dhe privat, kjo bën që të ketë investime të vazhdueshme në paisje dhe trajnim të vazhdueshëm të personelit.
Personel vazhdimisht i trajnuar
Me nje staf me mbi 190 specialistë të dedikuar ne fushën e laboratorit, GENIULAB ka burimet e mjaftueshme njerëzore për të mbuluar të gjitha fushat: Imunologji, Biokimi, Hematologji, Mikrobiologji, Elektroforeza, Gjenetikë, Histopatologji etj.
Një game prej 4000 testeve laboratorike
Në bashkëpunim me rrjetet laboratorike ndërkombëtare si SYNLAB – Gjermany dhe ALTAMEDICA – Itali arrihet realizmi i gamës më të gjerë të analizave laboratorike prej 4000 testesh.
Fokusi dhe Kujdesi tek Pacientët
Pacientët janë fokusi jonë kryesor. Ne kuadër të këtij qëndrimi GENIUSLAB ofron shërbimet laboratorike me shpejtësinë dhe cilësinë më të lartë. GENIUSLAB është I certifikuar me standartet ISO 9001:2015 (Standart për menaxhimin e cilësisë) dhe akredituar me ISO 15189:2012 (Standart për kompetencën laboratorike).
Bashkëpunimi me rrjete laboratorike Ndërkombëtare
Në bashkëpunim me SYNLAB GERMANY, GeniusLAB siguron standarde të larta ndërkombëtare dhe akses në një gamë të gjerë testesh diagnostike.
Sistem Rezervë për Besueshmëri Maksimale
Gjithashtu secila paisje në Laboratorin GeniusLAB është e pajisur me një sistem rezervë, çka do të thotë se testet kur janë të dyshimta kryhen me sisteme të ndryshme testimi, në mënyrë që të kemi besueshmeri maksimale të rezultateve.
Sistemi i Integruar LIS
Sistemi i integruar LIS (Laboratory Information System). Duke pasur të gjithë laboratorët të bashkuar në një sistem qëndror kompjuterik, të gjithë kampionet në rrjetin tonë laboratorik barkodohen, validimi online i rezultateve dhe dërgimin e tyre automatikisht me email dhe me SMS – e gjithë kjo për të automatizuar proceset laboratorike dhe për të zvogeluar faktorin e gabimit njerëzor.
Gati për të filluar?
Zbuloni pse mijëra pacientë zgjedhin GeniusLAB për nevojat e tyre diagnostike. Kontaktoni me ne sot për një konsultim të personalizuar.