Shëndeti në radhë të parë

ISO 15189:2012

Pas një pune sistematike dhe të palodhur Laboratori Genius në fillim të vitit 2016 u akreditua për standartin ISO/IEC 15189:2012.

Përse është i rëndësishëm akreditimi?

Një laborator i akredituar është një institucion i cili testohet rregullisht nga trupa akreditimi për të siguruar përmbushjen e standarteve dhe ruajtjen e cilësisë së testimit në nivelet më të larta.

Akredimi jep një njohje formale për kompetencen teknike të një laboratori, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe pacientët për identifikimin dhe zgjedhjen e një shërbimi testues të besueshëm.

Çertifikimi si një laborator i akredituar është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë dhe të vazhdueshëm rregullash dhe standartesh, kontrollesh internale dhe eksternale për të siguruar rezultate të verifikuara të laboratorit.

Pacientët janë të inkurajuar të kontrollojnë së bashku me laboratorin testues, listën e testeve dhe diapazonin e pasigurisë në matje për parametrat e matur. Ky informacion është i detajuar në dokumentacionin zyrtar të lëshuar nga trupi akreditimit për të ndihmuar pacientët që të gjejnë shërbimin testues që kërkojnë.