Shëndeti në radhë të parë

Rreth Laboratorit Genius

Rrjeti i Laboratorëve Genius është një grup laboratorësh për kryerjen e analizave laboratorike që ka një shpërndarje gjeografike në të gjithë Shqipërinë:

  1. GENIUSLAB Qëndror : +355693033026
  2. GENIUSLAB Astir : +355692498497
  3. GENIUSLAB Qsut : +355699871179
  4. GENIUSLAB Fresku : +355695157844
  5. GENIUSLAB Komuna Parisit: +355693636754
  6. GENIUSLAB Stad.Dinamo: +355693636686
  7. GENIUSLAB Kavajë : +355695158171
  8. GENIUSLAB Shkoder : +355699423636
  9. GENIUSLAB Lezhe : +355693199815
  10. GENIUSLAB Divjake : +355696735112
  11. GENIUSLAB Pogradec : +355693199643
  12. GENIUSLAB Lezhe : +355693199815

Dhe një grup bashkëpunëtorësh eskluziv në të gjitha qytetet e Republikës së Shqipërisë :

  • Fier
  • Berat
  • Korçë
  • Elbasan
  • Vlorë
  • Durrës
  • Gjirokastër
  • Sarandë
  • Kuçovë
  • Librazhd
  • Lushnjë etj.

Ne jemi fokusuar në pesë komponentët e mëposhtëm për të siguruar funksionimin e suksesshëm të zinxhirit të laboratorëve Genius në Shqipëri:

A- Pajisje të teknologjisë më të fundit.
B - Personel vazhdimisht i trajnuar.
C - Një game prej 4000 testeve laboratorike të kryera në laboratorët tanë.
D - Fokusi dhe Kujdesi tek Pacientët.
E - Bashkëpunimi me rrjete laboratorike Ndërkombëtare – SYNLAB GERMANY

Laboratori Genius furnizohet me paisjet e teknologjisë së fundit, duke patur partner Distributorin Genius, i cili ka një experience të suksesshme prej më shumë se 20 vitesh, si një ndër distributorët më të rëndësishëm në tregun publik dhe privat, kjo bën që të ketë investime të vazhdueshme në paisje dhe trajnim të vazhdueshëm të personelit.

Gjithashtu secila paisje në Laboratorin Genius është e pajisur me një sistem rezervë, çka do të thot se testet kur janë të dyshimta kryhen me sisteme të ndryshme testimi, në mënyrë që të kemi besueshmeri maksimale të rezultateve.

Sistemi i integruar LIS (Laboratory Information System) eDoctor, i siguron Genius-it një avantazh të fortë në krahasim me konkurentët e tjerë në Shqipëri. Duke pasur të gjithë laboratorët të bashkuar në një sistem qëndror kompjuterik, të gjithë kampionet në rrjetin tonë laboratorik barkodohen, validimi online i rezultateve dhe dërgimin e tyre automatikisht me email dhe me SMS – e gjithë kjo për të automatizuar proceset laboratorike dhe për të zvogeluar faktorin e gabimit njerëzor në minimum.

Me nje staf me mbi 90 specialistë të dedikuar ne fushën e LABORATORIT GENIUS LAB ka burimet e mjaftueshme njerëzore për të mbuluar të gjitha fushat : Imunologji, Biokimi, Hematologji, Mikrobiologji, Elektroforeza, Gjenetikë, Histopatologji etj.

Pacientët janë fokusi jonë kryesor. Ne kuadër të këtij qëndrimi GENIUSLAB ofron shërbimet laboratorike me shpejtësinë dhe cilësinë më të lartë. GENIUSLAB është I certifikuar me standartet ISO 9001:2015 (Standart për menaxhimin e cilësisë) ISO 15189:2012 (Standart për kompetencën laboratorike).

Në bashkëpunim me rrjetet laboratorike ndërkombëtare si SYNLAB – Gjermany (https://www.synlab.com) dhe ALTAMEDICA – Itali (http://www.altamedica.it) arrihet realizmi i gamës më të gjerë të analizave laboratorike prej 4000 testesh.